City kampion i Premier League për herë të katërt, Liverpool mbetet me 0

Manchester City është shpallur kampion i Premier Leagues për të dytin vit rresht, në ditën e fundit të kampionatit. “Qytetarët” kishin nevojë për një fitore kundër Brightonit të dielën, për t’u shpallur kampionë, dhe pikërisht këtë e arritën, transmeton Periskopi. Djelmoshat e Pep Guardiolas triumfuan me rezultat 4-1, falë golave nga Sergio Aguero (28′), Aymeric […]
“Qytetarët” kishin nevojë për një fitore kundër Brightonit të dielën, për t’u shpallur kampionë, dhe pikërisht këtë e arritën, transmeton Periskopi.
Djelmoshat e Pep Guardiolas triumfuan me rezultat 4-1, falë golave nga Sergio Aguero (28′), Aymeric Laporte (38′), Riyad Mahrez (63′) dhe Ilkay Gundogan (72′).

Golin e vetëm për Brightonin e shënoi Glenn Murray në minutën e 27-të.
Në anën tjetër, Liverpooli e mbyll edicionin në mënyrë dinjitoze, derisa e mposhti ëolverhamptonin 2-0, falë dy golave nga Sadio Mane në minutat 17′ dhe 81′.
Kështu, City shpallet kampion me 98 pikë, një më shumë se “Të Kuqtë” nga “Merseyside” në pozitën e dytë. /Periskopi.com/












