Chelsea i tregoi Arsenalit si luhet futbolli mbrëmë me këtë aksion brilant

Chelsea mund të kënaqet me sezonin që e ka pasur në 2018/19. “Të Kaltërit” arritën të përfundojnë në vendin e tretë në tabelën e Premier Leagues dhe të kualifikohen për në Champions League, pavarësisht se akumuluan vetëm 72 pikë. Dhe mbrëmë ata u siguruan që ta mbyllin fushatën me stil, duke mposhtur Arsenalin 4-1 për […]
Chelsea mund të kënaqet me sezonin që e ka pasur në 2018/19.
“Të Kaltërit” arritën të përfundojnë në vendin e tretë në tabelën e Premier Leagues dhe të kualifikohen për në Champions League, pavarësisht se akumuluan vetëm 72 pikë.
Dhe mbrëmë ata u siguruan që ta mbyllin fushatën me stil, duke mposhtur Arsenalin 4-1 për t’u shpallur kampionë të Europa Leagues.
Chelsea ishte skuadër më e dobët se kundërshtari në pjesën e parë, derisa Arsenali dukej se do të shënonte e para.

Mirëpo, djelmoshat e Maurizio Sarrit treguan fuqinë e vërtetë në pjesën e dytë, duke shënuar plot katër herë në portën kundërshtare.
Dy gola nga Eden Hazard, një nga Pedro dhe një tjetër nga Olivier Giroud, ia siguruan triumfin “Pensionerëve” në Baku të Azerbajxhanit.
Chelsea dhuroi disa momente fantastike futbolli në intervalin e dytë.
Në minutën e 74-t, “Të Kaltërit” filluan një aksion që përfundoi me një goditje të pritur nga Petr Cech, pas plot 19 kombinimeve.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
What a move ?https://t.co/hGbkVrjbHw
— TheFootballAddick (@FootballAddick) May 30, 2019












