Chelsea e pikturon Londrën me të kaltër, Arsenali me gishta n’gojë

Chelsea është kampioni i Europa Leagues për edicionin 2018/19, pasi mposhti Arsenalin të mërkurën mbrëma me rezultat bindës, 4-1. Ishte një paraqitje brilante nga “Të Kaltërit” në pjesën e dytë, derisa Arsenali mbeti i shokuar nga golat e njëpasnjëshëm pas pushimit mes pjesëve. Olivier Giroud hapi llogarinë e golave duke realizuar kundër ish-skuadrës në minutën […]
Chelsea është kampioni i Europa Leagues për edicionin 2018/19, pasi mposhti Arsenalin të mërkurën mbrëma me rezultat bindës, 4-1.
Ishte një paraqitje brilante nga “Të Kaltërit” në pjesën e dytë, derisa Arsenali mbeti i shokuar nga golat e njëpasnjëshëm pas pushimit mes pjesëve.
Olivier Giroud hapi llogarinë e golave duke realizuar kundër ish-skuadrës në minutën e 49-të për 1-0, shkruan Periskopi.
Vetëm 11 minuta më vonë, Pedro Rodriguez dyfishoi shifrat duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Eden Hazardit.

E nga ai moment spektakli ishte i rezervuar për superyllin belg, i cili ishte heroi i skuadrës në atë që po konsiderohet të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierë në fanellën e londinezëve, para transferimit te Real Madridi.
Fillimisht ai shënoi nga penalltia në minutën e 65-të, derisa golin e dytë personal dhe të katërtin për Chelsean e realizoi në minutën e 72-të.
Krejt çka arriti skuadra e Unai Emeryt ishte të shënonte një herë me anë të Alex Iwobit në minutën e 69-të.
Kështu, Arsenali mbetet pa pjesmarrje në Champions League edicionin e ardhshëm, pasi edhe në Premier League ka përfunduar jashtë top katërshes. /Periskopi.com/












