Carlosin e pyesin për Shaqirin, legjenda braziliane e lavdëron yllin shqiptar

Gazeta e njohur zvicerane Blick e ka pyetur Roberto Carlosin se a e ndjek yllin shqiptar që luan për Helvetikët, Xherdan Shaqirin Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos e vlerëson lartë Xherdan Shaqirin, i cili këtë edicion edhe pse nuk pati minutazhë të mjaftueshme në ato ndeshje që ka luajtur ka lënë gjurmë, shkruan Periskopi. “Ai […]
Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos e vlerëson lartë Xherdan Shaqirin, i cili këtë edicion edhe pse nuk pati minutazhë të mjaftueshme në ato ndeshje që ka luajtur ka lënë gjurmë, shkruan Periskopi.
“Ai është një lojtar me të vërtetë i shkëlqyeshëm,” kështu shprehet fillimisht Carlos.
“Për fat të keq ai nuk ka luajtur këtë sezon shumë shpesh, por ai ishte pjesë e ekipit të Liverpoolit që bëri mrekulli kundër Barcelonës. Kjo e bën padyshim atë një lojtar të madh, pa e përmendur rëndësinë e madhe që ka ai për ekipin kombëtar të Zvicrës.
Carlos gjithashtu foli edhe për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën ndërmjet Liverpoolit dhe Tottnehmit, derisa për këtë takim ai e favorizon skuadrën e Jurgen Kloppit.
“Janë dy skuadra shumë të forta, por unë shoh avantazhe të vogla te Liverpool, që kanë përvojën e finales, duke luajtur vitin e kaluar kundër Real Madridit, por jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e fortë,” përfundoi Carlos. /Periskopi/












