Burim i afërt me Liverpoolin ka thënë diçka brutale në lidhje me transferimin e Ramosit në ‘Anfield’

Spekulimet për transferime po marrin vëmendje të madhe tani në fund të sezonit. Dhe, siç ndodh për çdo verë, disa nga spekulimet që kanë qarkulluar kanë qenë thjesht qesharake. Shembulli më i mirë vjen nga Spanja, derisa u tha se Liverpooli ka kontaktuar me përfaqësuesit e Sergio Ramosit dhe është i interesuar ta transferojë mbrojtësin, […]
Dhe, siç ndodh për çdo verë, disa nga spekulimet që kanë qarkulluar kanë qenë thjesht qesharake.
Shembulli më i mirë vjen nga Spanja, derisa u tha se Liverpooli ka kontaktuar me përfaqësuesit e Sergio Ramosit dhe është i interesuar ta transferojë mbrojtësin, shkruan Periskopi.
Po, Ramosi i cili u bë armiku më i madh i klubit pas finales së Champions Leagues sezonin e kaluar.

Është e vështirë ta gjejmë ndonjë lojtar të cilin fansat e Liverpoolit e urrejnë më shumë aktualisht.
“The Mirror” ka bërë disa hulumtime dhe ka zbuluar se “Të Kuqtë” nuk janë fare të interesuar për mbrojtësin spanjoll.
Mirëpo, nuk është për atë që ndodhi në finale vitin e kaluar, sipas një burimi të afërt me klubin.
“Ka 0.0 shanse që Ramosi të luajë për Liverpoolin,” tha ai.

“Nuk ka asgjë të bëjë me atë që ndodhi në Kiev sezonin e kaluar.
“Edhe po ta fitonim finalen dhe Ramosi të kishte shtrënguar duart me secilin lojtar të Liverpoolit më vonë, prapë nuk do të ishim të interesuar për të.
“Ne madje nuk do ta transferonim atë edhe nëse do të ishte i disponueshëm për zero euro.”
Ouch. Ramos njihet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, por Liverpooli nuk do ta transferonte atë as si agjent të lirë. /Periskopi.com/












