Braziliani Ronaldo sapo ka thënë një të vërtetë brutale për Barcelonën dhe Leo Messin

Ajo që ndodhi të martën mbrëma në Champions League ende është duke u diskutuar me eufori të madhe. Liverpooli arriti të bëjë një rikthim sensacional, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0 kundër Barcelonës në “Camp Nou”, duke triumfuar 4-0 në takimin e kthimit në “Anfield”, shkruan Periskopi. Tottenhami gjithashtu bëri gati të pamundurën, duke […]
Ajo që ndodhi të martën mbrëma në Champions League ende është duke u diskutuar me eufori të madhe.
Liverpooli arriti të bëjë një rikthim sensacional, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0 kundër Barcelonës në “Camp Nou”, duke triumfuar 4-0 në takimin e kthimit në “Anfield”, shkruan Periskopi.
Tottenhami gjithashtu bëri gati të pamundurën, duke mposhtur Ajaxin 3-2 në gjysmëfinalen tjetër, pasi në pjesën e parë ishte në disavantazh prej 2-0.
Kjo nënkuptoi se do të kemi një finale angleze për herë të parë që nga viti 2008, derisa kalon një tjetër sezon dhe Messi nuk e fiton trofeun prestigjioz.

Triumfi i tij i fundit në Champions League kishte ardhur në vitin 2015, derisa tani legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka dhënë një deklaratë me të cilën është e vështirë të mos pajtohemi.
“Barcelona ka një skuadër të madhe, dhe kanë lojtarin më të mirë në botë në Lionel Messin,” tha ai.
“Ditën tjetër, dëgjova se kur ata humbin fajësohet Valverde Coutinho… por jo Messi.
“Dhe kur fitojnë, Barcelona fiton për shkak të Messit. Është mungesë e jashtëzakonshme respekti për gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve.” /Periskopi.com/












