Bekim Haxhiu: Haradinaj nuk ka nevojë të dëshmoj para Komisionit për PTK-ën dhe VALA-n

Deputeti i PDK-ës, Bekim Haxhiu në Komisionin Parlametar ka kundërshtuar listën e dëshmitarëve për të cilët është vendosur të intervistohen në Komision për gjendjen e PTK-ës dhe VALA-n. Ai kërkoi ta diskutoj listën, megjithëse kjo listë është diskutuar shumë herë në Komision. Sipas tij, kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë të jetë në këtë listë. “Realisht […]
Deputeti i PDK-ës, Bekim Haxhiu në Komisionin Parlametar ka kundërshtuar listën e dëshmitarëve për të cilët është vendosur të intervistohen në Komision për gjendjen e PTK-ës dhe VALA-n.
Ai kërkoi ta diskutoj listën, megjithëse kjo listë është diskutuar shumë herë në Komision.
Sipas tij, kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë të jetë në këtë listë.
“Realisht jam për hetim, për hetim të plot, por, nganjëherë me i shti do emra është për me ba politikë. Çka ka të bëj Ramush Haradinaj tasj që është kryeministër me atë që ka ndodh ma herët? Na po kemi qef me ba politikë, a po bëjmë hetim a politikë?”, u shpreh deputeti Haxhiu.
Deputeti, Armend Zenaj i kujtoi Haxhiut se Ramush Haradinaj është kryeministër vetëm tash e dy vjet, prandaj kërkesa nuk ka të bëj me politikën.











