Bëhet nënë e mitura që bashkëjetonte me 18 vjeçarin – Arrin në 34 numri i të miturave që lindën në QKUK

Bëhet nënë e mitura që bashkëjetonte me 18 vjeçarin – Arrin në 34 numri i të miturave që lindën në QKUK

Epitetin nënë gjatë së dielës e mori edhe një 16 vjeçare, në Klinikën e Gjinekologjisë. Ani pse u bë me fëmijë, edhe vetë nëna cilësohet e mitur. Ajo bashkëjetonte me një djalë 18 vjeçar prej kohësh, e ky i fundit për këtë shkak dyshohet se ka kryer vepër penale. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup […]

Ani pse u bë me fëmijë, edhe vetë nëna cilësohet e mitur.

Ajo bashkëjetonte me një djalë 18 vjeçar prej kohësh, e ky i fundit për këtë shkak dyshohet se ka kryer vepër penale.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili tha se megjithatë e mitura doli nga spitali në gjendje stabile.

Por ky nuk është rasti i vetëm që në Kosovë vajzat e mitura bëhen nëna.

Mësohet se 34 të mitura janë bërë nëna në Kosovë.

Në raste të tilla, kur vajzat e mitura mbesin shtatzënë, ekziston rrezik i përgjithshëm për shëndetin e tyre.

Nga Koalicioni i OJQ’ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, thonë se bashkësia jashtëmartesore me të mitur, është shqetësuese.

Për T7, nga Policia e Kosovës, kanë treguar se gjatë vitit 2018 janë raportuar  15 raste ku persona të caktuar kanë bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjeçare, ndërsa 8 raste të tilla vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019.

Përveç bashkëjetesës, të miturit në Kosovë ndodhë që të martohen edhe me dokumente.

Sipas ligjit, edhe të miturit e moshës 16 vjeçare kjo u mundësohet, nëse plotësojnë disa kritere.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2018 ka miratuar një rezolutë për martesat e hershme, përmes të cilës iu bëjnë thirrje të gjitha shteteve të mos lejojnë martesat nën moshën 18 vjeçare.

Martesave të hershme iu kanë nënshtruar 53 vajza gjatë vitit 2018, ndërsa vetëm pesë muajve të parë të vitit 2019, 16.

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro