Pas eleminimit zhgënjyes nga CL, vjen një tjetër lajm katastrofal për Barçën

Luis Suarez do t’i nënshtrohet një operimi në gju, ka njoftuar Barcelona. Klubi nuk ka treguar sa mund të mungojë uruguaiani, por me gjasë ai do të jetë jashtë finales së Copa del Rey, transmeton Periskopi. Operimi do të kërkojë tre javë pushim, para rikthimit në stërvitje, derisa Barca do të ndeshet me Valencian në […]
Luis Suarez do t’i nënshtrohet një operimi në gju, ka njoftuar Barcelona.
Klubi nuk ka treguar sa mund të mungojë uruguaiani, por me gjasë ai do të jetë jashtë finales së Copa del Rey, transmeton Periskopi.

Operimi do të kërkojë tre javë pushim, para rikthimit në stërvitje, derisa Barca do të ndeshet me Valencian në tentativën për të kompletuar dupletën në kampionat, më 25 maj.
Ky lajm është shqetësues edhe për Kombëtarene Uruguait, para fushatës në Copa America këtë verë.
“La Celeste” përballet me Ekuadorin në ndeshjen hapëse të kompeticionit, më 16 qershor. /Periskopi.com/












