Barça sonte kundër Valencias e synon triumfin në Copa del Rey

Copa del Rey konkludohet të shtunën, me finalen e madhe që Lionel Messi me Barcelonën e zhvillojnë kundër Valencia në “Benito Villamarin”. Blaugranët futen në këtë sfidë si favoritë por do të jenë pa sulmuesin e lënduar, Luis Suarez, derisa Valencia do të mundohet ta vazhdojë momentumin, pasi siguroi kualifikimet për në Champions League në […]
Blaugranët futen në këtë sfidë si favoritë por do të jenë pa sulmuesin e lënduar, Luis Suarez, derisa Valencia do të mundohet ta vazhdojë momentumin, pasi siguroi kualifikimet për në Champions League në ditën e fundit të La Ligas, duke përfunduar në vendin e katërt.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, derisa Barça përveç Suarezit do të jetë edhe pa Nelson Smedon.
Djelmoshat e Ernesto Valverdes e kanë mundësinë ta mbyllin edicionin edhe me një trofe tjetër, pasi u shpallën kampionë i La Ligas. /Periskopi.com/












