Barack Obama i jep këshilla ‘të mrekullueshmit’ Messi: Pak njerëz kanë fituar gjithçka vetë

Argjentina ka dështuar të fitojë Kupën e Botës që nga viti 1986 kur në radhët e tyre e kishin dikur futbollistin më të mirë të botës, Diego Maradonan. Madje, ata nuk e kanë fituar as Kupën e Amerikës nga viti i largët 1993. Dështuan e dështuan edhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit edhe pse në […]
Argjentina ka dështuar të fitojë Kupën e Botës që nga viti 1986 kur në radhët e tyre e kishin dikur futbollistin më të mirë të botës, Diego Maradonan. Madje, ata nuk e kanë fituar as Kupën e Amerikës nga viti i largët 1993.
Dështuan e dështuan edhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit edhe pse në ekip e kishin futbollistin më të mirë të këtij sporti, Lionel Messi.
Kjo e ka kapur vëmendjen e ish presidentit amerikan Barrack Obama, i cili tha se Argjentina ka dështuar të fitojë Kupën e Botës, pavarësisht se kanë Lionel Messin në skuadër, sepse nuk luajnë si një skuadër, shkruan Periskopi.
57 vjeçari dha një intervistë të rrallë në konferencën EXMA në Bogota të Kolumbisë.
“Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë si gjenialë punojnë me njerëz të tjerë në mënyrë që të zhvillojnë stilin e tyre,” tha ai. “Në Argjentinë, edhe pse Messi është i mrekullueshëm, e kanë problem që ta fitojnë Kupën e Botës. Këshilla ime për të rinjtë është që duhet ta dinë se shumë pak njerëz kanë arritur gjëra të mëdha duke punuar vetëm,” shtoi më tej ish presidenti.
Komentet e Obamas vijnë në kohën kur Messi dhe Argjentina po përgatiten për Kupën e Amerikës që zhvillohet në Brazil gjatë muajit tjetër. /Periskopi












