Aubameyang vlerësohet me notë fantastike pas hat-trickut – Xhaka merr këtë vlerësim

Arsenali ka kaluar në finale të Europa Leagues, pasi mposhti Valencian 4-2 në udhëtim, të enjten mbrëma. Përballja e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 3-1 në të mirë të “Topçinjëve”, kështu që djelmoshat e Unai Emeryt pa shumë vështirësi siguruan finalen, shkruan Periskopi. Një hat-trick nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe një shënim tjetër nga […]
Arsenali ka kaluar në finale të Europa Leagues, pasi mposhti Valencian 4-2 në udhëtim, të enjten mbrëma.
Përballja e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 3-1 në të mirë të “Topçinjëve”, kështu që djelmoshat e Unai Emeryt pa shumë vështirësi siguruan finalen, shkruan Periskopi.
Një hat-trick nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe një shënim tjetër nga Alexandre Lacazette ia siguruan londinezëve fitoren, derisa Kevin Gameiro shënoi të dy golat për vendësit.
1⃣4⃣: There’s something about Arsenal’s number 14 shirt.
?? Arsenal hadn’t won in Spain since @ThierryHenry scored a famous winner against Real Madrid back in 2006.
? Up steps Pierre-Emerick Aubameyang in 2019.#UEL #bbcfootball #VALARS #AFC pic.twitter.com/wk2j5wvUK2
— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) May 9, 2019
Pas vërshëllimës së fundit, “Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve, duke i dhënë notën maksimale 10/10 Aubameyangut.
Sa i përket mesfushorit nga Kosova, Granit Xhaka – i cili luajti për 90 minuta – ai është vlerësuar me notën 6.9.
Bashkëkombasi i tij, Shkodran Mustafi – i cili u inkuadrua në pjesën e dytë – u vlerësua me notën 6.3.
Shikoni vlerësimet e plota më poshtë. /Periskopi.com/













