Anglezët pushtojnë Evropën – Chelsea kualifikohet në finale falë pritjeve të Kepas

Anglezët pushtojnë Evropën – Chelsea kualifikohet në finale falë pritjeve të Kepas

Chelsea ka arritur ta mposht Eintrachtin e Frankfurtit me penallti për të kaluar në finale. Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sic ishte mbyllur e para. Rezultati i pjesës së parë bëri që të dy skuadrat të kenë kujdes në minutat e para. U desh të pritej deri në minutën e 28-të ku Ruben […]

Chelsea ka arritur ta mposht Eintrachtin e Frankfurtit me penallti për të kaluar në finale.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sic ishte mbyllur e para.

Rezultati i pjesës së parë bëri që të dy skuadrat të kenë kujdes në minutat e para.

U desh të pritej deri në minutën e 28-të ku Ruben Loftus-Cheek, shënoi për 1-0.

Ai mori një top në zonë dhe me një goditje të bukur gjeti rrjetën.

I njëjti kishte rast të mirë edhe në minutën e 40-të, por nuk arriti të shënojë.

Pjesa e dytë nisi mirë për gjermanët.

Ishte Luka Jovic që shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes, pas një lojë të bukur me bashkëlojtarin e tij Gacinovic.

Pas golit Chelsea rrezikoi me Davide Zappacosta dhe Olivier Giroudin, por nuk kishte më gol.

Deri në fund nuk kishte gola dhe pasi rezultati ishte 1-1 edhe në ndeshjen e parë, skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdimin e parë fillimisht rrezikoi Chelsea me Cesar Azpilicueta, por pa sukses.

Frankfurti u përgjigj me Sebastien Hallerin, por nga afër nuk shënoi.

Edhe në çerekun e dytë të dy skuadrat rrezikuan nga një herë.

Haller gjuajti, por pa arritur të shënojë në minutën e 110.

Davide Zapacosta goditi fuqishëm, por gjuajtja e tij, u ndal nga Kevin Trapp (117’).

Edhe pas vazhdimeve nuk kishte fitues dhe penalltitë vendosën fatin e ndeshjes.

Nga penalltitë më të zotë ishin Chelsea që fitoi 4-3.

Europa League final…

WE ARE COMING! ?#CHEFRA pic.twitter.com/D6QSy9UPcl

— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 9, 2019

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova