Analisti kosovar: Babai i Pavarësisë së Kosovës nuk ishte Rugova, ishte një spiun i CIA-s

Publicisti i njohur mitrovicas Nexhmedin Spahiu në një postim në Facebook ka shkruar për idenë e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se babai ose themeltari i kësaj ideje nuk ishte siç mendohet gjerësisht, presidenti historik i vendit, Ibrahim Rugova, përcjell Periskopi. Sipas tij, kjo ide politike u formuluar nga Xhafer Deva me Lidhjen e Tretë […]
Publicisti i njohur mitrovicas Nexhmedin Spahiu në një postim në Facebook ka shkruar për idenë e pavarësisë së Kosovës.
Ai thotë se babai ose themeltari i kësaj ideje nuk ishte siç mendohet gjerësisht, presidenti historik i vendit, Ibrahim Rugova, përcjell Periskopi.
Sipas tij, kjo ide politike u formuluar nga Xhafer Deva me Lidhjen e Tretë të Prizrenit të mbajtur në vitin e largët 1966. Spahiu shton se ishte Deva që e përgatiti terrenin për këtë ide duke punuar për shërbimin e fshehtë amerikan CIA si zyrtar i lartë i saj.
Xhafer Deva ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës tetor 1943-qershor 1944. Ai cilësohej si njeri i afërt me pushtetin nazist të Hitlerit. Ai mendohet se ka punuar pranë Abwehrit, shërbimit informativ ushtarak gjerman. Deva ndante me ta edhe bindjet anti-semite.
Ky është postimi i plotë i z.Spahiu:
Gabimisht mendohet se babai i idesë për pavarësinë e Kosovës është Ibrahim Rugova(1944-2006).
Para tij këtë ide politike e kishte formuluar Xhafer Deva (1904-1978) me Lidhjen e Tretë të Prizrenit (26&27.11.1966). Ai edhe e kishte përgatitur terrenin për këtë ide në kuadër të CIA-s Amerikane si zyrtar i lartë i saj.












