Ajo që tha Klopp pasi Man City u shpall kampion i Premier Leagues është klas i pastër

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar klasin e tij pasi humbi luftën për titull nga rivali, Manchester City, të dielën. “Qytetarët” triumfuan 4-1 kundër Brightonit, që nënkuptoi se skuadra nga “Merseyside” ishte mposhtur në garën për titull për një pikë, transmeton Periskopi. City mbylli sezonin me 98 pikë, ndërsa “Të Kuqtë” mbetën prapa me […]
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar klasin e tij pasi humbi luftën për titull nga rivali, Manchester City, të dielën.
“Qytetarët” triumfuan 4-1 kundër Brightonit, që nënkuptoi se skuadra nga “Merseyside” ishte mposhtur në garën për titull për një pikë, transmeton Periskopi.
City mbylli sezonin me 98 pikë, ndërsa “Të Kuqtë” mbetën prapa me 97.
Sidoqoftë, fjalët e Kloppit pasi City fitoi titullin janë thjesht klas.

“Emocionet e mia janë të përziera. Urime Manchester Cityt, kanë bërë një edicion të pabesueshëm”, u shpreh fillimisht Jurgen Klopp.
“Urime edhe për Pep Guardiolan. Lojtarët e mi janë ndër më të mirët që kanë luajtur për Liverpoolin”, vlerësoi Klopp.
“Por, ne luajmë në një kampionat me skuadra tjera të mira. Ne do të sfidojmë prapë”. /Periskopi.com/












