Ajo që sapo ka thënë El-Hadji Diouf për Jamie Carragherin është thjesht brutale

Ajo që sapo ka thënë El-Hadji Diouf për Jamie Carragherin është thjesht brutale

”Nata më e madhe në histori të ‘Anfieldit’.” Ky ishte postimi i Jamie Carragherit në Twitter, vetëm disa minuta pasi Liverpooli e kishte siguruar finalen e Champions Leagues. Vetë mbrojtësi kishte ndihmuar ”Të Kuqtë” të arrijnë në dy finale të kompeticionit, më 2005 dhe 2007, transmeton Periskopi. Pasi ka bërë 737 paraqitje për klubin, Carragher […]

”Nata më e madhe në histori të ‘Anfieldit’.”

Ky ishte postimi i Jamie Carragherit në Twitter, vetëm disa minuta pasi Liverpooli e kishte siguruar finalen e Champions Leagues.

Vetë mbrojtësi kishte ndihmuar ”Të Kuqtë” të arrijnë në dy finale të kompeticionit, më 2005 dhe 2007, transmeton Periskopi.

Pasi ka bërë 737 paraqitje për klubin, Carragher është një njeri që gëzon autoritet të madh në mesin e fansave.

Sidoqoftë, pavarësisht këtyre paraqitjeve, një person mendon se Carragher nuk kishte qenë aspak lojtar i mirë.

Bolton Wanderers v Liverpool

E ai është ish-sulmuesi El-Hadji Diouf.

Diouf është munduar të qëndrojë relevant që prej kur u pensionua, duke kritikuar vazhdimisht Steven Gerrardin dhe Carragherin.

Dhe këtë fundjavë ai sulmoi përsëri Carragherin.

Duke folur për ”BeIN Sports”, Diouf tha se Carragher kishte dy ”këmbë të majta” dhe se nuk do ta kishte këtë karrierë po të mos kishte qenë vendas i Liverpoolit.

”Ai ishte lojtar që gjuan me të djathtën por me dy këmbë të majta. Po të mos ishte vendas, bir i Liverpoolit, ai kurrë nuk do ta kishte këtë karrierë që e ka,” tha Diouf.

UEFA Champions League Final - AC Milan v Liverpool

Sulmuesi senegalez ka bërë 80 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar gjashtë gola. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin