Ajo që kanë bërë futbollistët e Prishtinës për lojtarin e lënduar të Llapit është klas i pastër

Yjet e Prishtinës, Armed Dallku, Diar Miftaraj, Mieron Korenica, Donat Hasanj e Arbër Hoxha kanë vizituar lojtarin e Llapit, Valmir Veliun, në spital, transmeton Periskopi. Veliaj pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, të shtunën pasdite në “Fadil Vokrri” pas një përplasje të rëndë me Miftarajn. U kërkua me urgjencë intervenimi […]
Veliaj pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, të shtunën pasdite në “Fadil Vokrri” pas një përplasje të rëndë me Miftarajn.
U kërkua me urgjencë intervenimi i stafit mjekësor, derisa ambulanca u fut në fushë për t’i dhënë ndihmë atij.
Fatmirësisht, gjendja e Veliajt është jashtë rrezikut për jetë, derisa veprimi i futbollistëve të Prishtinës është për t’u duartrokitur.
Sa i përket ndeshjes, Prishtina regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0, falë një goli nga Mërgim Pefqeli në minutën e 88-të. /Periskopi.com/












