Ajo që kanë bërë fansat e Liverpoolit në mesnatë para hotelit të Barçës është thjesht brilante

Liverpooli do të ketë nevojë për “mrekullinë e Stambollit” kur të ndeshet me Barcelonën sonte, me fillim nga ora 21:00, për të arritur në finale të Champions League. Barca e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-0 falë një goli nga Luis Suarezi, dhe dy të tjerëve nga Lionel Messi, transmeton Periskopi. “Të Kuqtë” janë […]
Barca e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-0 falë një goli nga Luis Suarezi, dhe dy të tjerëve nga Lionel Messi, transmeton Periskopi.
“Të Kuqtë” janë në dijeni se një rikthim në ndeshjen e dytë do të jetë edhe më i vështirë, marrë parasysh se ata do të jenë pa shërbimet e Roberto Firminos dhe Mohamed Salahut, të cilët do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Mirëpo, jo gjithçka është e humbur për Liverpoolin.

Djelmoshat e Kloppit mund të kenë pak gjasa, por tekniku gjerman nuk do të dorëzohet dhe do të kërkojë një natë tjetër magjike në “Anfield”.
Dhe fansat e Liverpoolit janë të vendosur që të bëjnë çdo gjë të mundur për ta ndihmuar skuadrën ta arrijë rikthimin.
Kujtojmë kur fansat e Ajaxit kishin ndezur fishekzjarre jashtë hotelit të Juventusit, para çerekfinales së Champions Leagues, muajin e kaluar.
Dhe tani, fansat e Liverpoolit e kanë bërë të njejtën gjë jashtë hotelit të Barcelonës.
Është publikuar një video ku shihet ndezja e fishekzjarreve jashtë hotelit “Hilton” në Liverpool, ku lojtarët e Barcës po qëndronim mbrëmë.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Liverpool fans setting off fireworks outside the Barcelona team hotel last night ? (?@madeinliverpool) pic.twitter.com/4FsdcvYR0B
— Away Days Videos (@AwayDaysVideos) May 7, 2019












