Ajo që ka bërë ky fans i Llapit para ndeshjes kundër Prishtinës është absolutisht brilante

Të shtunën, me fillim nga ora 16:00, ”Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i një përballje tejet interesante në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina pret në shtëpi Llapin, me këto dy skuadra që po luftojnë kokë më kokë me Feronikelin për titull në kampionat, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, ajo […]
Të shtunën, me fillim nga ora 16:00, ”Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i një përballje tejet interesante në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina pret në shtëpi Llapin, me këto dy skuadra që po luftojnë kokë më kokë me Feronikelin për titull në kampionat, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, ajo që ka bërë një fans i Llapit para ndeshjes me Prishtinën sot është vërtetë brilante.
Arsim Duplaku, fans i kahmotshëm i skuadrës llapiane, ka vendosur që ta shkruajë emrin e klubit të zemrës prapa kokës.

Këtë gjë ai e ka bërë në një prej salloneve të frizerëve në Podujevë, derisa foto e tij është përhapur në rrjetet sociale. /Periskopi.com/













