Ajax-Tottenham: Të rejat e fundit para ndeshjes së sontme

A do ta ndjekë Tottenhami shembullin e Liverpoolit për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Champions League kundër Ajaxit? Pas ndodhive të mbrëmshme, vëmendja rikthehet në Amsterdam, derisa Tottenhami ka një disavantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë në Londër, transmeton Periskopi. Klubi holandez është në kërkim të finales së parë në […]
Pas ndodhive të mbrëmshme, vëmendja rikthehet në Amsterdam, derisa Tottenhami ka një disavantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë në Londër, transmeton Periskopi.
Klubi holandez është në kërkim të finales së parë në këtë kompeticion pas 23 viteve, derisa gëzon avantazhin nga përballja e parë.

Mbrojtësi i Spurs, Davinson Sanchez mungon pasi pësoi një lëndim në kofshë të shtunën, ndërsa Harry Kane ka dështuar të rikuperohet në kohë për ndeshjen e sontme.
Klubi nga Londra ende nuk e ka konfirmuar lajmin për mungesën e Kane, por duket shumë e mundur që ai të mungojë, derisa Harry Winks është definitivisht jashtë.
Tek Ajaxi, Hassane Bande dhe Carel Eiting janë konfirmuar si mungesa. /Periskopi.com/












