Agim Veliu me staf shpenzojnë 100 mijë euro për karburant e servisim të veturave zyrtare

Këshilltari komunal në Komunën e Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Muçolli thotë se 100 mijë eurot e shpenzuara nga zyrtarët komunal në Podujevë për karburant dhe servisim të veturave zyrtare do të mund t’u ndihmonin nxënësve llapjan për përmirësimin e kushteve të mësimit. “Derisa nxënësit llapjanë ende mësojnë në objekte me dekada të […]
Këshilltari komunal në Komunën e Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Muçolli thotë se 100 mijë eurot e shpenzuara nga zyrtarët komunal në Podujevë për karburant dhe servisim të veturave zyrtare do të mund t’u ndihmonin nxënësve llapjan për përmirësimin e kushteve të mësimit.
“Derisa nxënësit llapjanë ende mësojnë në objekte me dekada të lënë pas dore dhe pa kushte elementare për zhvillimin e mësimit, zyrtarët llapjanë shpenzojnë mijëra euro në vetura”, shkruan Muçolli në Facebook.
Duke u bazuar në raportit financiar të 2018-ës, Muçolli thotë se kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar afër 100 mijë euro vetëm për karburant dhe servisim të veturave zyrtare, shkruan Periskopi.
“Mbi 50 mijë euro ose saktësisht 53,187,08 euro janë shpenzuar vetëm në derivate të naftës, e shifër e ngjashme është shpenzuar edhe në mirëmbajtje dhe servisim të veturave, 40 mijë euro ose saktësisht 35 mijë e 890 euro” shpjegon tutje Muçolli.
“Këto para janë taksa të qytetarëve andaj do të duhej të shfrytëzoheshin në ndërtim të kabineteve shkollore, literaturë për nxënësit dhe rininë llapjane, ndërtim të objekteve shkollore dhe renovim të atyre aktuale”, shkruan ai. /PERISKOPI












