A do të transferohet Muriqi te Fenerbahce – ja çka thotë Samir Ujkani

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani e ka komentuar transferimin potencial të Vedat Muriqit te Fenerbahce. Ujkani dhe Muriqi janë aktualisht bashkëlojtar te Rizespori në Super Ligën turke, derisa sulmuesi shtatlartë i Kosovës po lidhet me një transferim te gjiganti turk, Fenerbahce, shkruan Periskopi. Ky interesim erdhi pas formës fantastike të Muriqit […]
Ujkani dhe Muriqi janë aktualisht bashkëlojtar te Rizespori në Super Ligën turke, derisa sulmuesi shtatlartë i Kosovës po lidhet me një transferim te gjiganti turk, Fenerbahce, shkruan Periskopi.
Ky interesim erdhi pas formës fantastike të Muriqit në fushatën që lamë pas.
“Muriqi është djalë shumë i mençur, ka arritë nivelin maksimal te Rizespori, dhe tani meriton një transferim te një klub i madh,” tha Ujkani i ftuar në emisionin “Favorit”.
“Tash ai është i fokusuar vetëm me Kosovën, me rendësi është me qenë ai i lumtur, duhet me shku te një skuadër ku luan edhe me arritë sa më lartë.” /Periskopi.com/












