Nxënësja emigrante turpërohet në Itali, shkolla nuk i jep ushqim si të tjerëve – Candreva i Interit lë nam

Futbollisti i Interit Antonio Candreva ka paguar ushqimin e shkollës për një vajzë nga një familje varfanjake emigrantësh së cilës po i ipej tunë dhe biskota në vend të drekës normale Mediat italiane raportuan se vajza shpërtheu në lotë kur iu dha një drekë e reduktuar në shkollën fillore afër Veronas. “Jam i gatshëm t’iu […]
Futbollisti i Interit Antonio Candreva ka paguar ushqimin e shkollës për një vajzë nga një familje varfanjake emigrantësh së cilës po i ipej tunë dhe biskota në vend të drekës normale
Mediat italiane raportuan se vajza shpërtheu në lotë kur iu dha një drekë e reduktuar në shkollën fillore afër Veronas.
“Jam i gatshëm t’iu ndihmojë prindërve që të paguajnë ushqimin,” i ka thënë Candreva kryetarit të Minerbes, nga Verona.

Kryetari qëlloi të ishte nga Lidhja anti-emigracion.
Ai kishte thënë se ishte në rregul që vajzës i ipej një vakt ushqimi i reduktuar sepse kështu respektohej pagesa e familjeve që e paguanin kantinën rregullisht.
Reporterët thonë që fëmijët tjerë hanin pasta dhe pjatë të dytë, ndërsa vajza në fjalë kishte veç tunë e biskota.
Kjo u bë virale në Itali dhe shpërtheu edhe një luftë politike, me të majtët që akuzuan qeverinë për përhapjen e një fryme diskriminuese./Periskopi












