Zyrtare: Ky është meçi i rradhës i McGregor

Tashmë është konfirmuar gjithçka. Conor McGregorit do të rikthehet në UFC më 6 korrik të këtij viti, në UFC 239, në Las Vegas. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram kundërshtari i tij Donald Cerrone. Cerrone e postoi një pije tradicionale amerikane, Budweiser, afër një pije irlandeze, Proper Twelve, të cilat i përfaqësojnë kombësitë e […]
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram kundërshtari i tij Donald Cerrone.
Cerrone e postoi një pije tradicionale amerikane, Budweiser, afër një pije irlandeze, Proper Twelve, të cilat i përfaqësojnë kombësitë e dy luftëtarëve.
“@budweiser vs @properwhiskey SHBA Irlandë 6 korrik”, shkruan ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përcjell Periskopi.

Luftëtari irlandez nuk ndeshet në kafaz që nga muaji tetor, ku u detyrua të dorëzohej në raundin e katërt ndaj Khabib Nurmagomedov.
Ky i fundit më pas kërceu nga kafazi dhe filloi luftën edhe me anëtarët e stafit të McGregor, çka bëri që dyshja të dënohej me gjoba dhe gjashtë muaj pezullim. /Periskopi/












