”Vlora Çitaku është e shkëlqyeshme, fitoret e saj janë fitore të popullit”

”Vlora Çitaku është e shkëlqyeshme, fitoret e saj janë fitore të popullit”

Uk Lushi, analist shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA ka vlerësuar lartë punën e ambasadores Vlora Çitaku, duke thënë se ajo duhet  të përkrahet sepse përfaqëson shtetin e Kosovës, shkruan Periskopi. Lushi duke komentuar një deklaratë të kryeministri Ramush Haradinaj se ‘Vlora Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit e jo e Kosovës’, ka thënë se angazhimi […]

Lushi duke komentuar një deklaratë të kryeministri Ramush Haradinaj se ‘Vlora Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit e jo e Kosovës’, ka thënë se angazhimi duhet përqendruar tek armiqtë e kundërshtarët, e jo tek vetëvetja jonë.

Tutje Lushi thekson se Çitaku duhet të ndihmohet e jo t’i vështirëohet puna drejt sukseseve të saja.

Në një reagim të gjatë pasdite, ambasadorja Vlora Çitaku thotë se ndjehet krenare se gjatë punës së saj, ka arritur të sigurojë mbështetje në SHBA për FSK’në. Thotë se ‘nuk është njeri pa gabime’ por se ‘punën e saj është munduar dhe mundohet ta kryejë me përkushtim’.

Më pas, Çitaku thotë se është ambasadore e Kosovës dhe se ‘Haradinaj është kryeministri im’.

 

Ja reagimi i plotë i Uk Lushit:

Kam pasur rastin dhe nderin të takoj dhe punoj me shumë diplomatë të mirë dhe lloj-llojshëm shqiptarë, në SHBA dhe Europë, 28 vitet e fundit. Në mesin e tyre me Vlora Çitakun. Në çdo moment që kam qenë dëshmitar gjatë punës dhe aktiviteteve të Ambasadores Vlora Citaku apo në çdo takim ku është biseduar për diplomaten tonë, vlerësimi për të ka qenë gjithmonë i shkëlqyeshëm.

E kuptoj që të gjithë jemi një çikëz të tendosur me shumë gjëra në këto kohë (gjeo)politike të rrëshqitshme dhe ligjërimi shqiptar është i tensionuar. Sigurisht që të gjithë ndihemi të shqetësuar ngase duam më të mirën për popullin tonë. Por unë jam i bindur që askush nga ne nuk e di dhe nuk do të duhej të harroj që qendra e fokusit të angazhimit tonë duhet të jenë armiqtë dhe kundërshtarët tonë. Në asnjë mënyrë vetëvetja jonë.

Ambasadores Citaku nuk duhet t’i vështirësohet puna e saj. Përkundrazi, ajo duhet të ndihmohet që të arrijë suksese edhe më të mëdha për ne dhe të vazhdojë të përfaqësojë popullin tonë me krenari dhe fitore të reja.

Shkëlqësia e Saj Vlora Citaku është ambasadorja e shtetit, (pra e përfaqësueseve tonë politikë), por është edhe ambasadorja jonë dhe pra është edhe ambasadorja ime. Nuk do të kursej asgjë që me krejt çka mundem t’a përkrah që ajo të dali fitimtare në punën e saj. Sepse fitoret e saj janë fitore të krejt popullit shqiptar./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja