Vdekja e Kinkelit pikëllon Behgjet Pacollin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vdekjes së ish ministrit të Jashtëm gjerman Kinkel. Ai përmes një postimi nër facebook, tha se Kinkel dha një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera. “Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në […]
Ai përmes një postimi nër facebook, tha se Kinkel dha një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera.
“Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera, Kinkel do të kujtohet si personalitet i shquar në Gjermani dhe Evropë. Kinkel ishte njëri nga mbështetësit e kauzës së drejtë Kosovës” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mësuam lajmin se sot, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel. Kinkel ishte liberal dhe paqedashës i madh, që me vendosmëri ju kundërvy luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera, Kinkel do të kujtohet si personalitet i shquar në Gjermani dhe Evropë. Kinkel ishte njëri nga mbështetësit e kauzës së drejtë Kosovës.
U shprehim ngushëllime institucioneve dhe popullit gjerman.












