Super lajm për Manchester United në prag të ndeshjes me PSG-në

 Edinson Cavani nuk është i gatshëm të rikthehet për Paris Saint-Germain dhe ka gjasa të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin, sipas Thomas Tuchel. Sulmuesi uruguajan ka qenë jashtë fushave që nga 9 shkurti, kur u lëndua në ndeshjen ndaj Bordeaux dhe e ka humbur sfidën e parë kundër ‘Djajve […]

Sulmuesi uruguajan ka qenë jashtë fushave që nga 9 shkurti, kur u lëndua në ndeshjen ndaj Bordeaux dhe e ka humbur sfidën e parë kundër ‘Djajve të Kuq’, të cilët PSG e fitoi 0-2.

Sulmuesi është kthyer në stërvitje me PSG-në këtë javë, por Tuchel u tha gazetarëve të premten se sulmuesi nuk është gati për udhëtimin e së shtunës ndaj Caen në Ligue 1, transmeton Periskopi.

Related image

Përveç Cavanit, edhe Neymar pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit në ‘Parc des Princes’ ndaj United.

“Nuk kam lajme për Neymar”, tha Tuchel në një konferencë shtypi. “Cavani kthehet sot me ekipin në stërvitje për herë të parë, nuk e di nëse ai do të bëjë tërë sesionin, por ai nuk është i gatshëm për nesër, unë kam qenë shumë optimist për herë të fundit, është faji im”.

”Jemi të lumtur që ai do të vazhdojë me ne. Duke qenë realist, është shumë e vështirë që ai të luajë kundër Manchester United. Stanley N’Soki ka një lloj tendosjeje dhe Sebastien Cibois është i sëmurë dhe ata të dy mungojnë nesër[ndaj Caen] gjithashtu”, konfirmoi Tuchel. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova