Studimi: Kerret pa shofer do t’i shkelin të zinjtë, censorët nuk i njohin sa të bardhët

Kerret pa shofer janë raciste dhe kjo i bën ato që t’i shkelin njerëzit e zinj, thotë një studim, raporton Independent, përkthen Periskopi. Hulumtuesit në Institutin e Georgia-s për Teknologji gjetën se sistemet e zbulimit, të tillë si censorët dhe kamerat që përdoren në pajisje autonome, janë më efektive në detektimin e njerëzve me ngjyrë […]
Kerret pa shofer janë raciste dhe kjo i bën ato që t’i shkelin njerëzit e zinj, thotë një studim, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Hulumtuesit në Institutin e Georgia-s për Teknologji gjetën se sistemet e zbulimit, të tillë si censorët dhe kamerat që përdoren në pajisje autonome, janë më efektive në detektimin e njerëzve me ngjyrë të ndritur.

Kjo i bën këto kerre pa shofer që më kollaj të shkelin njerëzit me ngjyrë se sa njerëzit e bardhë, thonë autorët.
Hulumtuesit kanë thënë se e nisën një studim të tillë pasi vërejtën gabime më të mëdha në demografi të caktuara nga këto sisteme.
Testet në sisteme imazhe-njohëse gjetën një gjë të tillë. Ato ishin për pesë për qind më të pasakta në gjetjen e njerëzve me lëkurë të errët. /Periskopi











