Shtëpia e Bardhë arsyeton vendimin për ndërprerjen e takimit Trump-Kim

Shtëpia e Bardhë arsyeton vendimin për ndërprerjen e takimit Trump-Kim

Shtëpia e Bardhë mbrojti të dielën ndërprerjen e takimit të nivelit të lartë të Presidentit Donald Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi, duke thënë se duke refuzuar një marrëveshje të pjesshme sipas kushteve të Phenianit, ishin mbrojtur interesat amerikane. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton i tha televizionit CBS se “çështja ishte […]

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton i tha televizionit CBS se “çështja ishte nëse Koreja e Veriut ishte e gatshme të pranonte atë që Presidenti e quan ‘marrëveshjen e madhe’, që është çnuklearizimi i plotë, sipas një formulimi që presidenti i dorëzoi Kim Jong Unit dhe të krijohej mundësia për një të ardhme ekonomike të zhvilluar, ose diçka më pak se kjo që për ne ishte e papranueshme”.

Zoti Bolton shtoi se presidenti “i qëndroi me forcë pikëpamjes së tij”, se ai e thelloi marrëdhënien me Kim Jong Unin dhe se ai nuk e konsideronte dështim kur interesat kombëtare janë të mbrojtura.

Në një nga intervistat e mëngjesit që dha për CNN-in, zoti Bolton tha se “nëse nuk arrin një marrëveshje të mirë, më mirë të mos kesh marrëveshje fare sesa një marrëveshje të keqe”. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se nuk është i qartë fati i negociatave të mëtejshme me Korenë e Veriut. /voa/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja