Shqiptari Muhamed Sejdini zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Shqiptari Muhamed Sejdini është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, (FFM), të dielën në një kuvend zgjedhor. Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin […]

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së.

Në paraqitjen e parë si president i FFM-së, Sejdini para delegatëve potencoi se federata do të jetë e hapur për idetë e reja në përmirësimin e futbollit vendor.

“Dua t’i falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, është një nder i madh që të jesh në krye të kësaj organizate dhe dua të falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në kohë të njëjtë mezi pres sfidat e reja. Nga të gjithë ne këtu, jo vetëm nga unë, pritet që të përmirësojmë mënyrën e funksionimit të Federatës së Futbollit dhe futbollit në përgjithësi. FFM është këtu për idetë e reja që do ti mendojnë mirë futbollit në Maqedoni. Unë dua të falënderoj FIFA-n dhe UEFA-s për përkrahjen , ndërsa i gëzohem bashkëpunimit të ardhshëm siç ishte deri më tani, dhe se do të jemi krenar të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. FFM do të jep përkrahje të gjithë kombëtareve,” tha mes tjerash Sejdini.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova