Referimi skandaloz në ndeshjen Tottenham – Arsenal (FOTO)

Derbi i Londrës së Verit mes Tottenham dhe Arsenal përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. ‘Topçinjët’ kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Aaron Ramsey, i cili kaloi edhe portierin Lloris. Ndërkohë, goli i barazimit erdhi në mënyrë shumë të dyshimtë. Gjatë një goditje të lirë, katër lojtarë të Tottenham ishin në pozicion jashtë loje, por […]
‘Topçinjët’ kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Aaron Ramsey, i cili kaloi edhe portierin Lloris.
Ndërkohë, goli i barazimit erdhi në mënyrë shumë të dyshimtë. Gjatë një goditje të lirë, katër lojtarë të Tottenham ishin në pozicion jashtë loje, por gjyqtari vendosi të akordonte penalltia, në të vetmin fakt që kishte të drejtë, përcjell Periskopi.

Për ta bërë edhe më skandaloze punën e tij, gjyqtari Anthony Taylor i dha një penallti inekzistente Arsenalit në minutat e fundit të ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=JMqFLV2OYlo
Këtë 11-metërsh vendosi ta ekzekutonte Pierre Emerick-Aubameyang, i cili fatkeqësisht e huqi pas pritjes së portierit Lloris.

Mirëpo, një nga lojtarët vendas u fut brenda zonës ende pa u goditur topi nga sulmuesi gabonez. Sipas rregullave, kjo penallti duhej përsëritur, gjë e cila nuk ndodhi.
Përndryshe referimi në Angli është në nivelin më të dobët kohëve të fundit, çka bëri që në Kampionatin Botëror 2018 të mos jetë asnjë prej tyre.
FA ka marrë vendim që nga sezoni tjetër të jetë i pranishëm edhe VAR-i. /Periskopi/












