Publikohet raporti i fundit për vendet me ajrin më të ndotur në botë, ja ku ndodhet Prishtina

Publikohet raporti i fundit për vendet me ajrin më të ndotur në botë, ja ku ndodhet Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është vendi i 373’të në botë për ndotjen e ajrit, sipas raportit të fundit të publikuar për vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë për vitin 2018 – raporton Periskopi. Sipas të njëjtit raport, shtatë nga dhjetë qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë gjenden […]

Sipas të njëjtit raport, shtatë nga dhjetë qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë gjenden në Indi.

Derisa, raportohet se disa nga qytetet e Kinës kanë shënuar përmirësim të dukshëm sa i përket cilësisë së ajrit.

Qyteti më i ndotur në botë sipas këtij raporti të Greenpeace dhe AirVisual është Gurugram, i cili gjendet në periferi të kryeqytetit indian, Nju Dehli. Indeks mesatar i cilësisë së ajrit në këtë qytet ishte 135.8 gjatë 2018’tës – tri herë më shumë se niveli që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA e konsideron të shëndetshëm.

Sipas raportit, ndotja e ajrit gjatë vitit 2019 do të shkaktojë rreth 7 milionë vdekje të parakohshme dhe do të ketë ndikim të madh negativ ekonomik.

Problemi i ndotjes së ajrit më shqetësues është në Azinë Jugore. 18 nga 20 qytetet më të ndotura në botë gjenden në Indi, Pakistan dhe Bangladesh.

Ndryshimi i klimës “po i keqëson dukshëm efektet e ndotjes së ajrit duke ndryshuar kushtet atmosferike dhe duke përforcuar zjarret që po përfshijnë pyjet” – thuhet në raport.

Nga raporti i fundit rezulton se nga tre mijë qytete sa janë përfshirë në raport, 64 prej tyre kanë tejkaluar vlerat normale të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajri i ndotur përmban kimikale si sulfatet, nitratet dhe karboni i zi, të cilët shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe zemrës. Madje, mund të shkaktojnë edhe kancer.

Listën e plotë me vendet me ajrin më të ndotur në botë e gjeni KËTU

Çka po ndodh me ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Gjatë muajve të dimrit, Prishtina shpeshherë i kishte prirë listës së vendeve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë – raporton Periskopi.

Për disa muaj, kjo ishte shndërruar në fenomen shqetësues, pasi vlera e ndotjes së ajrit shpeshherë ishte alarmante.

Matjet bëheshin nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Për ndotjen e ajrit, Prishtina shpeshherë kishte tejkaluar edhe shtetet me nivelin më të lartë ndotjes, siç ishin India, Pakistani e Kina.

Kjo gjendje kishte alarmuar institucionet dhe qytetarët, ku këta të fundit madje kishin mbajtur një protestë në shesh.

Gjatë muajve të parë të dimrit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu kishte sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska, për shkak të komplikimeve shëndetësore që do të mund të shfaqeshin shkaku i ndotjes së lartë.

Institucionet kishin ndërmarrë masa afatshkurtra për problematikën e ndotjes së ajrit.

Fillimisht ishte ndaluar qarkullimi i veturave në disa zona të kryeqytetit, por për shkak të tollovisë së shkaktuar, ky vendim ishte anuluar./PERISKOPI

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik