Publikohen mesazhet para vdekjes së Sala, ja çka i kishte thënë klubi i Cardiff

Publikohen mesazhet para vdekjes së Sala, ja çka i kishte thënë klubi i Cardiff

Vazhdojnë polemikat rreth vdekjes tragjike të argjentinasit Emiliano Sala, pasi avioni i vogël, në të cilin po udhëtonte bashkë me pilotin David Ibotson, u rrëzua më 21 janar. Personi, i cili organizoi lëvizjen e lojtarit nga Cardiff te Nantes dhe kthimin e tij të mëvonshëm, Willie Mc-Kay, i tha BBC se argjentinasi ishte braktisur në […]

Vazhdojnë polemikat rreth vdekjes tragjike të argjentinasit Emiliano Sala, pasi avioni i vogël, në të cilin po udhëtonte bashkë me pilotin David Ibotson, u rrëzua më 21 janar.

Personi, i cili organizoi lëvizjen e lojtarit nga Cardiff te Nantes dhe kthimin e tij të mëvonshëm, Willie Mc-Kay, i tha BBC se argjentinasi ishte braktisur në një hotel, duke akuzuar direkt klubin nga Uellsi.

“Ata blejnë një lojtar për 15 milionë funte dhe pastaj e lënë vetëm në një hotel, për të gjetur vetë mjetin e fluturimit. Mendoj se Cardiff na ka zhgënjyer. Mënyra se si ata e kanë kryer punën e tyre ka qenë e turpshme”, tha Mc-Kay për BBC.

Fjalët e tij janë kundërshtuar nga klubi i Cardiff City, që përmes një deklarate ka bërë të qartë se u përpoqën gjithmonë të bashkëpunojnë me lojtarin, duke i thënë arsyet pse nuk mund ta organizonte vetë udhëtimin: “Klubi ynë ishte duke organizuar një fluturim komercial për zotin Sala, derisa kjo ofertë u refuzua për shkak të aranzhimeve të veçanta, planifikimit të tij personal dhe detajeve të tjera,  për të cilat Cardiff nuk ishte në dijeni. Klubi ynë akoma ofron fluturime komerciale për lojtarët e vet”.

“Ouest-France” zbuloi sot mesazhet e shkëmbyera në Whatsapp mes zyrtarit ndërlidhës të Cardiff dhe lojtarit, përpara se ky i fundit të kthehej në Francë. Ato tregojnë se një fluturim komercial ishte propozuar për Sala, gjë të cilin e refuzoi pas telefonatës së McKay.

Mesazhi i parë i dërguar nga zyrtari ndërlidhës i Cardiff City për Sala tregon rezervimin e udhëtimit, që klubi i kishte bërë lojtarit. Bëhet fjalë për një linjë ajrore tregtare, që kalon nëpërmjet Parisit.

Mesazhi i dytë tregon se Sala u kontaktua nga Willie McKay, i cili vullnetarisht organizoi fluturimin. “Mik, kjo është mirë. Willie McKay më telefonoi. Kam një fluturim për t’u kthyer në Nantes dhe të hënën në mbrëmje do të jem në Cardiff”, – shkruhet në mesazhin e publikur.

Kështu, provohet se Cardiff, të paktën e kishte rregulluar udhëtimin e lojtarit, por jo atë fatal, që solli në vdekjen e Emiliano Sala dhe pilotit, i cili vijon të jetë i zhdukur pas rrëzimit të avionit të vogël.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova