PSD: Ligji për Dialogun do të kalojë

PSD: Ligji për Dialogun do të kalojë

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se në të gjitha mënyrat do të kundërshtojnë miratimin e Projektligjit për Dialogun në Kuvend dhe se nëse i njëjti kalon, atëherë do ta dërgojnë në Kushtetuese. Por, pavarësisht kundërshtimeve të dy partive tjera opozitare, nga PSD besojnë se ky Ligj do të […]

Dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje kanë paralajmëruar kundërshtimin e Ligjit për Dialogun në çdo mënyrë.

Madje, ata kanë paralajmëruar se këtë Ligj do ta dërgojnë në Kushtetuese, nëse i njëjti kalon.

Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar Partinë Socialdemokrate, të cilët shprehin bindjen e plotë se ky ligj do të kalojë, pavarësisht paralajmërimeve të dy partive tjera opozitare për kundërshtim.

Zyrtarja për media e kësaj partie, Natyra Kuçi ka thënë për Periskopin se Ligji tashmë ka kaluar në Komisione, dhe se i njëjti është amandamentuar.

Por, që ende nuk e dinë se kur do të futet në rend dite në Kuvend për votim.

“Ligji ka kalu ne komisione dhe është amandamentu. Vjen në Kuvend bashkë me platformën dhe besojmë që do të kalojë, sikurse ka kaluar në lexim të parë”, ka thënë Kuçi për Periskopin.

Projektligji për Dialogun ka më shumë se një muaj që kur është votuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk është paraparë të hidhet në votim në seancat e caktuara nga Kryesia e Kuvendit për këtë javë.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë për “Zërin” se projektligji nuk është pjesë e rendit të ditës në seancat që janë paraparë për këtë javë, por nëse arrin të shqyrtohet nëpër komisione, atëherë me kërkesë të partive parlamentare mund edhe të futet në ndonjë seancë kah fundi i javës./PERISKOPI

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin