Policia e Rahovecit reagon dhunshëm ndaj tifozëve nga Suhareka (FOTO)

‘Final 8’ i këtij edicioni në basketboll po mbahet në Rahovec, ndërsa KB Prishtina është finalisti i parë. ‘Bardhekaltërit’ mposhtën KB Yllin me rezultat 83-77, teksa presin fituesin e ndeshjes Rahoveci – Prizreni, për finalen e madhe që zhvillohet të dielën. Por gjatë fundit të çerekut të IV ndodhi një incident në tribuna, kur dikush […]
‘Bardhekaltërit’ mposhtën KB Yllin me rezultat 83-77, teksa presin fituesin e ndeshjes Rahoveci – Prizreni, për finalen e madhe që zhvillohet të dielën.
Por gjatë fundit të çerekut të IV ndodhi një incident në tribuna, kur dikush nga zona VIP[që pretendohet se është nga Rahoveci] u mundua të kapte transparentin e tifozëve ‘Xhebrailat’ e këta të fundit u munduan të mos lejonin një gjë të tillë, shkruan Periskopi.
Për këtë ndërhyri policia që nuk pati mëshirë ndaj tifozëve suharekas, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.
Konfirmohet se ka edhe të arrestuar nga kjo përleshje. /Periskopi/












