Oda Ekonomike Amerikane kundërshton favorizimin e ndërmarrjeve publike

Oda Ekonomike Amerikane kundërshton favorizimin e ndërmarrjeve publike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një reagimi për media shpreh shqetësimet e saj lidhur me favorizimin e ndërmarrjeve publike, përmes aplikimit të siç thotë OEAK gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, Ligjin e Prokurimit Publik, si dhe Marrëveshjen […]

“Kjo praktikë e gabueshme që cenon trajtimin e barabartë të ndërmarrjeve publike dhe private buron nga një interpretim jo i drejtë i bërë nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik lidhur me nenin 9.4 të Ligjit mbi Prokurimin Publik, i cili parasheh që nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik, autoriteti i tillë publik duhet të marrë masa të arsyeshme për t’u siguruar se lëndët që i përmbushin këto nevoja nuk janë në dispozicion nga ndonjë autoritet tjetër publik”, thuhet në reagimin e OEAK.

Megjithatë Oda Amerikane thekson se ndërmarrjet publike në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si “autoritete publike”, prandaj praktika e blerjes së shërbimeve të tyre nga ana e autoriteteve kontraktuese përmes dispozitave të “prokurimit brenda shtëpisë” duhet të ndërpritet, meqë cenon konkurrencën e drejtë.

“Favorizimi i ndërmarrjeve publike sipas kushteve të sipërcekura është në kundërshtim me parimet thelbësore të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë, të rregulluar me Nenin 10 dhe 119 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Neni 13 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike përmban dispozita të qarta sipas të cilave të gjitha ndërmarrjet publike, pa asnjë përjashtim, i nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private”, theksohet tutje në reagim.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin