Nga Messi te Dembele, këta janë yjet e Barcelonës që pushtuan Bernabeun

Nga Messi te Dembele, këta janë yjet e Barcelonës që pushtuan Bernabeun

Barcelona kishte një tjetër rezultat spektakolar në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma pasi mposhtën Real Madridin 3-0, duke vendosur rekord të mirë në ndeshjet e El Clasicos në udhëtim. Në 15 vitet e fundit, Barcelona ka arritur plot 11 fitore në shtëpinë e Madridit, Santiago Bernabeu. Që nga trajneri Frank Rijkaard me një ekip të […]

Në 15 vitet e fundit, Barcelona ka arritur plot 11 fitore në shtëpinë e Madridit, Santiago Bernabeu.

Që nga trajneri Frank Rijkaard me një ekip të udhëhequr nga Ronaldinho dhe Xavi Hernandez, katalunasit kanë gëzuar disa momente të pabesueshme në kryeqytetin spanjoll.

Në të gjitha këto vite, disa lojtarë kanë dalë për të udhëhequr Barcelonën me fitore në Bernabeu, me Luis Suarez dhe Ousmane Dembele që pasi u treguan hero këtë javë, u bashkuan me Lionel Messin, Gerard Piquen, Ronaldinhon dhe Xavin.

Xavi

Ai hapi rrugën i pari për shumë fitore që në fillim dukej e paimagjinueshme. Barcelona nuk kishte asnjë shans për të fituar ligën, por triumfi i tyre në Bernabeu ishte çelësi që Madridi dështoi ta bënte këtë, pasi titulli në fund shkoi te Valencia.
Ata arritën një fitore 2-1, me Xavin njëri nga shënuesit dhe nga ajo kohë filloi një fazë të lavdishme për atë dhe klubin katalunas.

Image result for ronaldinho bernabeu

Ronaldinho

Një nga performancat e tij më të mira si lojtar i Blaugranëve u zhvillua në Bernabeu.
Ajo erdhi në sezonin 2005/06, ku Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve në Paris, ndërsa i Ronaldinho shënoi dy gola që erdhën nga driblimet e bukura ndaj mbrojtësve të Los Blancos.
Mbështetësit në Bernabeu madje e duartrokitën brazilianin për këtë paraqitje.

Pique

Mbrojtësi simbolizon performancat më të mira të Barcelonës në Madrid viteve të fundit. Njëra nga ndeshjet më të mirë të tij erdhi në sezonin e parë të Pep Guardiolas në vitin 2009 kur ata morën një fitore spektakolare 6-2.
Të gjithë lojtarët ishin në nivel maksimal me paraqitje të mira atë natë, ndërsa Pique rrumbullakoi gjërat me një gol të vonshëm.

Messi

Shifër e pabesueshme prej 15 golave janë shënuar nga argjentinasi në Bernabeu. Është e vështirë të nxirret një moment i paharrueshëm, por imazhi më rezonant është ai i lojtarit që mban fanellën e tij lart pas shënimit të dy-golëshit në El Clasicon e sezonit 2016/17.
Në këtë ndeshje përfshihet një gol fitues i minutave të fundit që dukej se e kishte shtyrë skuadrën e tij në luftë për titull, por në fund nuk ia arritën.

Luis Suarez

Ylli uruguaian është një garanci e golave ​​kundër Real Madridit. Të mërkurën e kësaj jave, Suarez shënoi dy gola – në thelb tre meqë i dyti u mohua në fund nga Rafael Varane që e shtyu në portë të vetë – për të dërguar Barcelonën në finale. Suarez tashmë ka pesë gola të shënuar në Bernabeu.

Dembele

Njeriu i fundit që dëmtoni Real Madridin në terrenin e vet është francezi. Ai ishte i rëndësishëm në fitoren e gjysmëfinales së Copa del Rey me dy asistime.
Francezi u paraqit në të dy krahët e sulmit për të dërguar asistime që goditën dhe lënduan Realin në shtëpinë e tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova