Molliqaj – LDK’së e VV’së: Pse po frikësoheni të bëheni pjesë e dialogut

Molliqaj – LDK’së e VV’së: Pse po frikësoheni të bëheni pjesë e dialogut

Unë kam konstatu që frika e partive që nuk kanë marrë në procesin e dialogut ose në ekipin negociator është frikë nga vetvetja”. Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin “Click” të RTV21,  ka treguar se pse kanë insistuar që opozita të jetë pjesë e delegacionit. “Pse ne si parti Socialdemokrate kemi insistu që të […]

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin “Click” të RTV21,  ka treguar se pse kanë insistuar që opozita të jetë pjesë e delegacionit.

“Pse ne si parti Socialdemokrate kemi insistu që të jemi opozita pjesë e këtij delegacioni edhe negociata me Serbinë ka qenë kjo. Kërkush nuk i ka 2/3 në Kosovë as opozita,  e aq ma pak pushteti, pa partitë opozitare dhe jo vetëm pa PSD-në, po pa njërën prej tjerave ose Vetëvendosjen ose LDK-në, nuk mund të bëhen 2/3 në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është siguresa ma e madhe që e ki në dorë”, është shprehur Molliqaj.

Ai ka thënë se vazhdimisht  ka bërë ftesë te dy partitë tjera,  LDK dhe Vetëvendosje që të jenë pjesë, sepse sipas Molliqaj nuk kanë nevojë të frikësohen.

“Unë frikësohem kur vendimi në të cilin unë po bëjë pjesë në proces nuk varet prej meje, por varet prej dikujt tjetër sepse ti se ke në kontroll, por kur varet prej meje atëherë i bjen që kam frikë nga vetja dhe unë kam konstatu që frika e partive që nuk kanë marrë në procesin e dialogut ose në ekipin negociator është frikë nga vetvetja”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i dha sot dritën e gjelbër ligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime në Serbinë, po ashtu pas shumë tentimeve votoi edhe Platformën për përfshirje në këto bisedime. Në seancën e jashtëzakonshme këto dy pika ngjallën debat në mes të pozitës dhe opozitës lidhur me procedurat për shqyrtim të tyre.

 

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja