Llapi i bën nder Feronikelit, mposht Prishtinën

Llapi i bën nder Feronikelit, mposht Prishtinën

KF Llapi ka mundur skuadrën e Prishtinës me rezultat minimal 1:0 në kuadër të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi, që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë, duke dominuar në posedim të topit dhe raste më të mira shënimi. Në minutën në e 26-të sulmuesi […]

Skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi, që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë, duke dominuar në posedim të topit dhe raste më të mira shënimi.

Në minutën në e 26-të sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi, rrezikoi me një goditje me kokë, por portieri i Prishtinës, Visar Bekaj intervenoi për mrekulli.

Januzi gjatë gjithë kohës ishte i mbuluar nga kapiteni i mysafirëve, Armend Dallku. Në minutën e 28-të situata u tensionua kur Januzi nuk ishte i kënaqur me  ndërhyrjen e Dallkut, duke tentuar t’i sqarojë hesapet fizikisht. Dallku u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë pas kësaj ndërhyrje.

Skuadra nga kryeqyteti rasti e vetëm në këtë pjesë e kishte në minutën e 30-të kur sulmuesi Basid Khalid tentoi, por që goditja e tij përfundoi jashtë portës së Eglant Haxho.

Pjesa e parë përfundoi baras pa gola.

Me fillim të pjesës së dytë, skuadra vendase arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47-të.

Mesfushori Mentor Zhdrella asistoi për mrekulli sulmuesi Ahmed Januzi, i cili shënoi një gol mjaftë të bukur për rezultatin 1:0.

Pas këtij goli, futbollistët e Llapit shtuan sulmet në drejtim të portës së Bekaj.

Maksuti në minutën e 50-të  shpërdoroi një rast të pastër për gol, duke gjuajtur mbi portë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Januzi kishte mundësi të shënonte golin e dytë, por që zgjatja e tij nuk mjaftoi të dërgonte topin në rrjetë.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa bëri ndryshme në formacion, duke inkuadruar në lojë mesfushorët Mario Morina dhe Mustafa, por që nuk arritën të bëjnë ndonjë ndryshim në rezultat.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Guthier Makenda pretendoi për një penallti por që gjyqtari kryesor i ndeshjes, Selim Isufi, nuk vendosi për penallti.

Futbollistët e Llapit nuk ishin të kënaqur me këtë simulim të Makendës, duke reaguar ashpër ndaj tij. Në mbrojtje të Makendës, doli kapiteni Armend Dallku, i cili u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë si rezultat i protestave.

Gjyqtari Isufi mbylli ndeshjen pas këtij incidenti.

Llapi me këtë fitoren renditet në pozitën e tretë 41, ndërsa Prishtian e dyta me 43 pikë, kurse Feronikeli është i qetë në krye me 48 pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova