Kusari-Lila tregon nëse do të pranonte të bëhej kryeministre e një qeverie gjithëpërfshirëse

Kusari-Lila tregon nëse do të pranonte të bëhej kryeministre e një qeverie gjithëpërfshirëse

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në këtë situatë aktuale nuk do të pranonte të drejtonte një qeveri gjithëpërfshirëse. Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pa bërë lëshimin e koalicionit nga ndonjëra nga subjektet aktuale që janë në qeveri nuk mund të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse. […]

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pa bërë lëshimin e koalicionit nga ndonjëra nga subjektet aktuale që janë në qeveri nuk mund të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Partnerët e koalicionit i kanë vetëm fjalët kundër njëri tjetrit, por në vepra janë plotësisht duke funksionuar. Po bashkëpunojnë shumë mirë në ndarjen e pushtetit. Ata janë bashkë në vendimet që merr Qeveria. Në asnjë çështje ata nuk po kanë dallime në aspektin përmbajtjesore”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se në rrethanat aktuale në Kosovë ajo nuk do të pranonte drejtimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse.

“Në këto rrethana dhe me këtë përbërje qeverisëse nuk jam e gatshme të marr drejtimin e qeverisë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila ka thënë se qeveria gjithëpërfshirëse me kryeministër Bajram Rexhepin kishte pasur shumë probleme, dhe sipas saj thyerjet mes partive në atë kohë kanë qenë të mëdha.

“Asnjëherë nuk kemi pasur një qeveri gjithëpërfshirëse përpos kur është bërë kryeministër konsensual Bajram Rexhepi. E di që në atë kohë ka pasur thyerje të mëdha mes subjekteve politike, sidomos mes LDK dhe PDK. Ka qenë një punë shumë e vështirë. Edhe në rrethana aktuale me këtë spektër të gjerë politik, do të duhesh të kishe një platformë shumë të definuar për të dhënë përgjigje”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik