Kosova e mposht Serbinë në një ndeshje ku pati vetëm futboll dhe asnjë incident

Luigj Buqaj si futbollist ka shijuar suksese të mëdha në futbollin e Kosovës. Së fundi është bërë trajner dhe tash ka arritur një sukses të veçantë. Ai po udhëheq një përzgjedhje të priftërinjve katolikë të Kosovës, që po marrin pjesë në Evropianin e futsallit për këtë komunitet në Tivar dhe Ulqin. Grupin e kaloi si […]

Ai po udhëheq një përzgjedhje të priftërinjve katolikë të Kosovës, që po marrin pjesë në Evropianin e futsallit për këtë komunitet në Tivar dhe Ulqin.

Grupin e kaloi si lidere, me tri fitore e një barazim, por një nga këto fitore ishte e veçantë. Kosova mposhti Serbinë të martën me rezultatin 4:0, në një ndeshje “krejt normale” dhe larg atmosferës që mbretëron kur bëhet fjalë për këto dy vende fqinje, qoftë për politikë, ekonomi e sport.

Para ndeshjes, ekipet ndërruan stemat e federatave të futbollit, pozuan bashkë dhe më pas ndeshja shkoi në frymë krejt sportive, sipas atyre që po marrin pjesë në këtë garë.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur, pavarësisht rezultatit që në këtë rast ishte sekondar për ne. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe shpresojmë që kjo ndeshje të shërbejë si urëlidhëse edhe për ndeshjet në sportet e tjera”, ka thënë Don Marjan Topalli, prift katolik në Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin