KOK ankohet Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për Federatën Serbe të Futbollit në Kosovë

KOK ankohet Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për Federatën Serbe të Futbollit në Kosovë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është ankuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për zgjedhjet e organeve të reja paralele në Kosovë të së ashtuquajturës “Federata Serbe e Futbollit në Kosovë”. KOK-u i i ka konsideruar si ilegale pasi që vetëm Federata e Futbollit të Kosovës është e lejuar të organizojë gara në vend. Ky Komitet ka […]

KOK-u i i ka konsideruar si ilegale pasi që vetëm Federata e Futbollit të Kosovës është e lejuar të organizojë gara në vend.

Ky Komitet ka kërkuar që edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria, Gjykatat dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të ndërmarrin veprime të nevojshme për t’i parandaluar aktet e tilla ilegale.

Federata paralele e futbollit në Kosovë ka zhvilluar dje një seancë, ku me vendim unanim të 30 nga 40 anëtarët e asamblesë, është vendosur që Milan Radoiçiq të emërohet kryetar i kësaj federate.

Radoiçiq dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Tani, ai është në arrati, pasi që po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Komitetit Olimpik të Kosovës:

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur veprimin ilegal të dalë nga strukturat serbe, siç janë zgjedhjet e organeve të reja paralele në Kosovë të të ashtuquajturës “Federata Serbe e Futbollit në Kosovë”.

Për Komitetin Olimpik të Kosovës është e papranueshme që në territorin e Kosovës të bëhen veprime të tilla kundërligjore, që janë në kundërshtim edhe me Kartën Olimpike dhe të cilat vazhdojnë të dalin nga strukturat ilegale serbe.

Bazuar në Statutin e KOK-ut, Komiteti Olimpik i Kosovës njeh vetëm një federatë për një sport që organizon gara në territorin e Kosovës dhe ajo është Federata e Futbollit e Kosovës. Si e tillë, çdo federatë tjetër e formuar në Kosovë është ilegale.

Andaj, Komiteti Olimpik i Kosovës, këto veprime ilegale do t’i raportojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që KON-i të ndërmarrë hapa konkret në Komitetin Olimpik të Serbisë, Federatën e Futbollit të Serbisë, e cila po ndërhynë në funksionimin e sportit në Kosovë përmes veprimeve ilegale, si dhe në organizatat ndërkombëtare që qeverisin me futbollin, UEFA e FIFA, në mënyrë që të parandalohen një herë e përgjithmonë strukturat ilegale sportive në Kosovë.

Po ashtu, KOK ju bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatave, si dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas Ligjit për Sport dhe legjislacionit tjetër në fuqi, për t’i parandaluar aktet e tilla ilegale, të cilat e dëmtojnë sportin e Kosovës.

KOK mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës, si organi i vetëm qeverisës me futbollin në vendin tonë dhe çdo veprim tjetër kundër ligjor jashtë veprimit të FFK-së, konsiderohet i paligjshëm, i papranueshëm dhe i dënueshme nga ne, dhe si të tilla nuk do të kenë asnjë pasojë juridike në sportin e Kosovës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova