Koeficient të përçudshëm, a u kurdis ndeshja e Superligës së Kosovës?

Koeficient të përçudshëm, a u kurdis ndeshja e Superligës së Kosovës?

Në Prizren u zhvillua një ndeshjet tejet interesante mes vendasve të Lirisë dhe Gjilanit. Takimi u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, derisa golat u shënuan nga Blendi Memaj (30′) dhe Keita Razak (75′). Por ajo çka është vërejtur dhe është shumë e çuditshme janë koeficientet e basteve për këtë ndeshje. Tashmë edhe ndeshjet e Superligës […]

Takimi u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, derisa golat u shënuan nga Blendi Memaj (30′) dhe Keita Razak (75′).

Por ajo çka është vërejtur dhe është shumë e çuditshme janë koeficientet e basteve për këtë ndeshje.

Tashmë edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës janë futur në buletinin e bastores më të madhe në botë ‘bet365’, dhe kanë filluar edhe dyshimet e para për kurdisje.

Fillimisht, me të nisur takimi, kuotat ishin të përçudshme. Fitorja e Lirisë kuotohej me 11.00, barazimi me 6.50 dhe fitorja e Gjilani me vetëm 1.16, raporton Periskopi.

‘Bet365’ përjetoi befasi kur në minutën e 30-të Liria kaloi në epërsi, por kuotat sërish tregonin favorit ekipin mysafir… çuditërisht.

Në fakt teksa minutat po ecnin dhe Liria kishte avantazhin, kuotat për fitoren e prizrenasve vetëm rritej ndërsa rikthimi i Gjilanit ishte i ‘sigurt’ sipas kuotave të këtij basti.

Edhe kur nisi pjesa e dytë, kuota e fitores së vendasve u rrit, ani pse ata ishin në avantazh, e kuota e mysafirëve prapë ishte e ulët.

Në minutat në vijim, vet basti filloi të rriste kuotat, siç shihet në foton e mëposhtme.

Derisa afrohej fundi, ‘bet365’ vendosi t’i bllokonte tërësisht kuotat deri në përfundimin e ndeshjes.

Gjilani barazoi rezultatin në minutën e 75-të, por prapë kuotat për ta luajtur këtë ndeshje ishin të bllokuara.

Deri në fund, ndeshja përfundoi baras 1-1, ndërsa lojtari i Gjilanit, Fiton Hajdari në minutat e fundit të takimit huqi një rast të qind për qind, çka do sillte edhe më tepër dyshime për kurdisjen e kësaj ndeshje, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se ndeshja e Ligës së Parë mes Trepçës dhe Fushës Kosovës është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë për kurdisje.

Mitrovicasit ishin në disavantazh në pjesën e parë, por në gjysmën e dytë ata rikthyen gjithçka. Ndeshja doli nga 2shi në 1sh, kuota më e madhe e asaj ndeshje.

Më pas, FFK-ja i dha fitoren me rezultat zyrtar mysafirëve, pasi Trepça futi në lojë një lojtar që nuk kishte drejtë të luante.

Prokuroria ka filluar hetimin e këtij rasti, ndërsa tashmë edhe në Kosovë është futur ‘virusi’ i kurdisjeve të ndeshjeve, siç po dyshohet edhe në ndeshje e sotme mes Gjilanit dhe Lirisë. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova