Haradinaj – Hotit: Për me plaçkit shtetin s’ka nevojë për taksa, e din ti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u është përgjigjur deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotit, se Qeveria Haradinaj e ka vendosur taksën për të mbuluar plaçkën – raporton Periskopi. Në një intervistë për televizionin publik, Hoti ka thënë se qeveritë kur kanë nevojë për me ba plaçkë, nuk kanë nevojë për taksë. […]
Në një intervistë për televizionin publik, Hoti ka thënë se qeveritë kur kanë nevojë për me ba plaçkë, nuk kanë nevojë për taksë.
“Hotit thuj që qeveritë kur kanë nevojë me ba plaçkë, s’kanë nevojë për taksa. E dinë ai se ka qenë në Qeveri. Serbia na ka ba probleme shumë. Kush dorëzohet i pari, e han. Hera e parë që ne po i përgjigjemi kërcënimeve të Serbisë”, ka thënë Haradinaj, teksa u është përgjigjur deklaratave të Hotit.
Hoti në një konferencë për media sot deklaroi se Kosova në 11 vjet shtet, asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të dobët si në politikën e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Nuk kemi pasur kurrë degradim më të madh se sot institucional. Sot është vu në pikëpyetje, përkrahja e SHBA’së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë, në 30 vite, ndodh që kryeministrit të vendit, i mohohet e drejta për të udhëtuar në SHBA. Pra, i mohohet e drejta e një lideri nga një vend më proamaerikan në botë, që të udhëtojë në SHBA. Kemi edhe anulimin e 10 programeve Marshall nga SHBA. Në anën tjetër, kemi një president që po lobon vazhdimisht për idenë e tij të korrigjimit të kufijve. Nuk është duke kry funksionin e tij kushtetues. Ka bllokuar zgjedhjen e anëtarëve të KQZ’së. Dialogu është në një rrugë pa kry gjatë këtyre muajve, është formu një format i ekipit jokushtetues. Taksa është ba strehë për plaçkë të buxhetit nga ana e koalicionit”, ka thënë Hoti në konferencë për media, përcjell Periskopi.
Më pas Hoti, reagoi edhe në Facebook, teksa bëri të ditur për seancat e Kuvendit që do të mbahen me kërkesë të opozitës, në të cilat ndër të tjerash do të kërkohet përgjegjësi nga Qeveria për shpenzimet marramendëse.
“Me kerkese te opozites, Kuvendi do te mblidhet te marten per te shqyrtuar vendimet e Qeverise se PAN-it per shpenzimet nga rezerva. Jane 8.4 milion euro shpenzime gjate vitit 2018. Dhe 1.2 mil gjate ketij viti, prej te cilave 500 mije vetem per pervjetorin e pavaresise. Qeveria e PAN-it duhet te jape pergjegjesi per keto shpenzime, te cilat jane vetem per raste emergjente. Nderkaq, te merkuren eshte seanca tjeter e kerkuar nga opozita per bllokimin e KQZ-se nga ana e Presidentit. U bene nje vit qe Presidenti nuk e kryen obligimin e tij kushtetues per te emeruar anetaret e KQZ-se. Jane rreth 30 keshilltare komunale dhe nje deputet qe nuk mund te kryejne detyren e tyre ngase KQZ-ja nuk i certifikon. Po ashtu, stafet e grupeve parlamentare dhe te partive politike jane pa paga per dy muaj rresht”, shkroi Hoti në Facebook./PERISKOPI












