Flet një prej të lënduarve në aksidentin e Gjilanit: Kam lindur për së dyti

Janë mbi 15 persona të lënduar që po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit. Njëri nga të lënduarit ka rrëfyer për T7 momentet e rënda që ka përjetuar. “Sot kam lindur për së dyti, kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe. As për […]
Njëri nga të lënduarit ka rrëfyer për T7 momentet e rënda që ka përjetuar.
“Sot kam lindur për së dyti, kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe. As për dy sekonda kam shkuar në anën e djathtë, e veç Zoti që ka ditë me më shpetua. Urojë që edhe të gjithë të lënduarit të tjerë të shërohen sa më shpejt”, ka thënë ai.
Furra “Vëllezërit Çoçaj” ka njoftuar se në aksidentin tragjik në Gjilan ka humbur jetën pronari i saj, Qerim Çoçaj.











