E turpshme, dhunohet gjyqtari Hamiti në Kamëz për një penallti! (VIDEO)

E turpshme, dhunohet gjyqtari Hamiti në Kamëz për një penallti! (VIDEO)

Mbyllet në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sfida Kamza-Laçi. Një penallti e akorduar nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për një faull të portierit Ilir Avdyli dhe e kthyer në gol në minutën e 6-të shtesë nga Bojan Najdenov jo vetëm që i hoqi fitoren nga duart Kamzës, që do të ishte e para për Gentjan […]

Një penallti e akorduar nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për një faull të portierit Ilir Avdyli dhe e kthyer në gol në minutën e 6-të shtesë nga Bojan Najdenov jo vetëm që i hoqi fitoren nga duart Kamzës, që do të ishte e para për Gentjan Stojkun në stolin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit por edhe e para për Kamzën në kampionat për vitin 2019-të, bëri që gjithçka të degradonte në dhunë.

Disa tifozë të acaruar për penalltinë e dhënë nga gjyqtari zbritën në fushë duke sulmuar dhe më pas goditur arbitrin Hamiti, ndërkohë që stjuardët e paktë që ishin në stadium e kishin të vështirë të mbanin situatën nën kontroll ndërsa forcat e policisë erdhën në stadium me shumë vonesë.

Tashmë Kamza pritet të marrë një dënim shembullor nga komisioni i disiplinës në FSHF, ndërkohë që qëndrimi në Superiore për Kamzën vështirësohet akoma edhe më shumë. Ishte shumë pranë fitores skuadra e Stojkut që luajti më mirë se Laçi në këtë sfidë, gjeti avantazhin me kapitenin Sebino Plaku pas një goli shumë të bukur në minutën e 56-të, madje Kamza iu afrua edhe golit të dytë në disa raste dhe në fund u ndëshkua nga një dalje e pastudiuar e portierit Avdyli me Najdenov që kthehu në gol 11-metërshin.

Më pas gjithçka ishte një turp i madh, për klubin organizator, për policinë e shtetit dhe për futbollin shqiptar sepse të ndodhin këto skena në vitin 2019-të është diçka e patolerueshme. /SS/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova