Drita e Ferizaji fitojnë në fund, Liria e Gjilani ndajnë pikët

Drita e Ferizaji fitojnë në fund, Liria e Gjilani ndajnë pikët

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Nga këto tri ndeshje, fitoren arritën ta gjejnë Drita, kundër Drenicës, dhe Ferizaji, kundër Ballkanit. Drita – Drenica Drita e fitoi ndeshjen kundër Drenicës, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, me rezultat 2:0. Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme […]

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Nga këto tri ndeshje, fitoren arritën ta gjejnë Drita, kundër Drenicës, dhe Ferizaji, kundër Ballkanit.

Drita – Drenica

Drita e fitoi ndeshjen kundër Drenicës, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, me rezultat 2:0. Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për Dritën, pasi që ato e ngritin klubin nga pozita e shtatë në të katërtën.

Gjatë pjesës së parë, përkundër që luajti si mysafir, Drenica u tregua më e rrezikshme, me tri tentime për të shënuar gol. Mirëpo, futbollistët e Drenicës nuk ishin të saktë para portës në asnjërën nga këto raste.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Drita e ndëshkoi klubin mysafir për rastet e humbura. Në minutat shtesë të lojës, klubi gjilanas i shënoi dy gola, të cilat ia siguruan tri pikët e kësaj ndeshjeje. Goli i dytë u shënua nga pika e penalltisë.

Liria – Gjilani

Në orën 13:30 filloi edhe ndeshja mes Lirisë dhe Gjilanit, e cila ishte ndeshja e vetme në të cilën u shënua gol qysh në pjesën e parë. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Për Lirinë shënoi, në minutën e 29-të të ndeshjes, Blendi Memaj dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0. Memaj i pati edhe dy raste të tjera për të shënuar gol gjatë pjesës së parë, mirëpo njërën e goditi mbi portë, e tjetrën e priti portieri Haxhimusa.

Mirëpo, në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 75-të, Keita Razak e shfrytëzoi një pasim të mirë nga Magani për ta shënuar golin e barazimit.

Ferizaj – Ballkani

Ndërsa, në stadiumin e qytetit, në Ferizaj, u zhvillua ndeshja mjaft interesante. Ferizaji e mposhti Ballkanin me rezultat 1:0, përmes golit të shënuar nga Bashkim Shala, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Afër fundit të pjesës së parë, Blend Baftiu e krijoi një rast të mira për ta kaluar në epërsi klubin suharekas, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë. Për Ferizajin, mundësi për të shënuar pati Bashkim Shala, mirëpo goditjet e tij u pritën në dy raste nga portieri Armend Ruxhi.

Tabela e Superligës së Kosovës, pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara:

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova