Dorëheqja e kryetarëve serbë la të ‘paralizuara’ katër komuna të veriut

Dorëheqja e kryetarëve serbë la të ‘paralizuara’ katër komuna të veriut

Katër komunat Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani tash e dy muaj kanë mbetur pa udhëheqje. Vendimi për taksën u bë shtysë që këta katër kryetarë komunash, të japin dorëheqje nga postet e tyre. Mirëpo, çështja në fjalë ka mbetur pezull për shkakun se ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ua pranoi […]

Vendimi për taksën u bë shtysë që këta katër kryetarë komunash, të japin dorëheqje nga postet e tyre.

Mirëpo, çështja në fjalë ka mbetur pezull për shkakun se ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ua pranoi format e dorëheqjeve.

Kjo për shkakun se të njëjtit në letrat e tyre institucioneve shtetërore i ishin referuar si institucione të “Kosovës dhe Metohisë”.

Këtë për lajmi.net e konfirmon edhe zëvendësministri i Administratës Publike, Beqir Fejzullahu. Ai thotë se në formën aktuale, këto dorëheqje nuk janë të pranueshme.

“Në këtë formë në të cilën janë dërguar, ato janë refuzuar. Arsye e refuzimit është se të njëjtit shtetit të Kosovës i janë referuar si Kosovë e Metohi. Po ashtu ata e kanë tejkaluar afatin ligjor”, thotë Fejzullahu.

Sipas zëvendësministrit, kjo çështje tashmë ka marrë karakter politik të nivelit qendror.

“Çështja më shumë tanimë i përket një karakteri politik të nivelit qendror. Ne jemi në kontakt me punëtorët e komunave dhe gjithherë u japim informata për mënyrën se si duhet  të veprojmë”, ka thënë Fejzullahu.

E pas vendimit  të katër kryetarëve serbë të komunave, është defunksionalizuar edhe puna në institucione komunale.

Asamblistja nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi, thotë për lajmi.net se që nga dorëheqja e kryetarit, nuk është mbajtur asnjë seancë. Megjithatë, sipas saj në këtë komunë nuk është vërejtur ndonjë përkeqësim i situatës së sigurisë

“Situata në Veriun e Mitrovicës pas dorëheqjes së kryetarit Rakiq, ka qenë kryesisht e qetë dhe nuk është vërejtur ndonjë ndryshim përpos që nga dorëheqja e tij, Kuvendi Komuna nuk ka mbajtur  ende asnjë seancë”,  thotë Çaushi për lajmi.net.

Theksojmë, se dorëheqjeve të katër kryetarëve serbë të komunave u kishte paraprirë vendimi për rritjen e taksës nga 10 në 100 për qind.

Në lidhje me këtë vendim kishte folur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Ai kishte thënë se dokumentet e paraqitura nga katër ish-kryetarët i njeh as kushtetuta e vendit.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik