Batatina për Periskopin: Ku shkuan paratë që FFK-ja ia dha Prishtinës?

Batatina për Periskopin: Ku shkuan paratë që FFK-ja ia dha Prishtinës?

Çështja e 38 mijë eurove që po pretendohet se Prishtina i ka përfituar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë jehon të madhe në Kosovë. Deri te kjo çështje erdhi pasi përfundoi ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës, e zhvilluar të shtunën, e cila u fitua nga vendasit. Menjëherë pas ndeshjes […]

Deri te kjo çështje erdhi pasi përfundoi ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës, e zhvilluar të shtunën, e cila u fitua nga vendasit. Menjëherë pas ndeshjes klubi podujevas lëshoi një komunikatë tronditëse ku tha se ‘Bardhekaltërit’ do përfitonin 38 mijë euro në rast se do t’i mposhtin ata, premi kjo e premtuar nga Agim Ademi.

Periskopi ka kontaktuar me drejtorin ekzekutiv të Llapit, Tahir Batatina rreth kësaj çështje. Batatina ka thënë se nuk ka çka të shtojë për këtë, pasi siç po pretendon ai, sot vet zyrtarët e Prishtinës e kanë pranuar se kanë përfituar 38 mijë euro nga FFK-ja.

”Nuk kemi çka me ashtu rreth kësaj pune, ajo çka është – është ashtu. Vet zyrtarët e Prishtinës e kanë publikuar këtë informacion dhe njerëzit kanë folur që i kemi marrë të hollat, dhe Prishtina sot e kanë pranu publikisht që i kanë marrë të hollat”, tha fillimisht Batatina për Periskopin.

Ai ndër të tjera thotë se Federata e Futbollit të Kosovës e ka mohuar që ka dhënë premi për klubin e Prishtinës, ani pse këta të fundit e kanë pranuar një gjë të tillë. Batatina u shpreh se duhet të ketë raport se ku po shkojnë të hollat.

”Federata në anën tjetër ka thënë që nuk ia kena dhanë të hollat. Destinacioni për çka i kanë marrë ato para duhet të dihet, ata duhet me pas raporte të bankës, ta dimë ku po shkojnë paret”.

I pyetur nga Periskopi se pse po favorizohet Prishtina nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar, Batatina tha:

”Në momentin kur dy ekipet janë rivale për titull ka përfitime financiare, por ndarja duhet të bëhet njësoj për të gjitha ekipet dhe në kohë të njëjtë. Por kur jepen një ditë para ndeshjes mund të themi se është një simulim, duke i shtuar kësaj që nuk ka asnjë tarifë se ku kanë shkuar të hollat”.

Përveç Llapit, akuza të njëjta dje lëshoi edhe klubi tjetër që po lufton për titull, Feronikeli. Klubi nga Drenasi takohet të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’ me ekipin e drejtuar nga Mirel Josa dhe janë shprehur tejet të indinjuar me rastin e fundit.

”Shtrohet pyetja zotëri Ademi, si mund të ja dalim ne si klub edhe kundër juve? Apo mos dëshironi që Feronikeli të luftojë i vetëm, kundër të gjithëve? Apo mos keni ambicie, që klubin më profesional që keni në Superligë, ta fundosni me marrëveshje “pas shpine”?”, kishte shkruar ndër të tjera Feronikeli.

Agim Ademi e FFK-ja kanë mohuar këto akuza, që Batatina po pretendon se vet zyrtarët e Prishtinës e kanë pranuar se kanë përfituar 38 mijë euro një ditë para ndeshjes me Llapin.

Image result for Tahir Batatina prishtina

Kjo çështje eskaloi  në ofendime sot, kur zyrtari i lartë i FC Prishtinës, Afrim Muqiqi iu kundërpërgjigj Batatinës për akuzat e fundit.

Këngëtari i njohur i tha drejtorit ekzekutiv të Llapit se ai ka ardhur nga ndërtimtaria në futboll e duke e quajtur edhe ‘Zhatatina’ ndërsa kundërpërgjigja e këtij të fundit ishte e menjëherëshme.

”I nderuari Afrim Muqiqi, unë nuk vi nga një familje që i fyej njerëzit, nuk vi nga një familje pa moral, nuk i përkas një familje që luajm kock dhe as bixhoz”, kishte shkruar sot Batatina.

Se si do të përfundojë kjo situatë që ka tronditur futbollin kosovar mbetet të shihet në vijim, pasi tani përveç deklaratave ofenduese, nuk është ndërmarrë as edhe një hap më i vogël për zgjidhjen e kësaj çështje. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova