15-vjeçari vjen me pasimin e vitit (VIDEO)

Në moshën 15-vjeçare disa prej nesh do ishim të gëzuar nëse do arrinim të bënim një pasim të mirë në FIFA, por talenti i Ajax Naci Unuvar ka avancuar jashtëzakonisht shumë. Në shtator, i riu i Ajax u bë lojtari më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve për të rinjë, kur ai realizoi nga […]
Në shtator, i riu i Ajax u bë lojtari më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve për të rinjë, kur ai realizoi nga pika e bardhë kundër AEK Athinës në një fitore 6-0.
Por Unuvar befasoi të gjithë të shtunën në ndeshjen kampionale ndaj Feyenoord.
15-vjeçari dha një pasim fantastik për shokun e skuadrës, e ky i fundit nuk ishte i saktë.
Megjithatë, të habitur kanë mbetur të gjithë me pasimin e tij. /Periskopi/
Magic will pass… ?
Tickets #FutureCup ➡️ https://t.co/ZxUjUK1UxE#TalentTuesday #ABNAMRO pic.twitter.com/RO01F2wYHc
— AFC Ajax (@AFCAjax) March 5, 2019












